Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:57
Ilustrim

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë pas një pune operativo hetimore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar për ‘vjedhje’.

Policia njofton se personat e dyshuar janë: S.K (1968) dhe M.L (1961).

“Personat e dyshuar për një periudhë kohore rreth një muaji duke shfrytëzuar vetura të marra me qira (rent a car) dyshohet se kanë kryer disa vepra penale të vjedhjeve në qytetin e Gjakovës. Personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacion policor ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe të njëjtit kanë pranuar se kanë kryer veprat penale për të cilat kanë qenë të dyshuar”, thuhet në njoftim të Policisë.  Lidhur me arrestimin është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor prej 48 orësh dhe ndaj tyre do të ushtrohet kallëzim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat