Kapen 14 kg drogë në Korçë,pranga ish-kryeplakut të fshatit Podgorie

Kronikë e zezë

Kapen 14 kg drogë në Korçë,pranga ish-kryeplakut të fshatit Podgorie

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:37
Ilustrim

Ish-kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë është kapur sot me 14 kilogram lëndë narkotike ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hudënisht-Pogradec, ku tre personat u kapën duke transportuar një sasi prej 14 kg lëndë narkotike teksa po transportohej nga Fieri drejt Korçës.

Lënda narkotike është gjetur e sekuestruar në operacionin antidrogë “Shkëmbimi” ku në pranga kanë rënë Arben Pilinçi, 44-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasja me dashje" (Ish-Kryeplak i fshatit Podgorie), Malti Kungulli, 29-vjeç dhe Arben Alushi 45-vjeç, ndërkohë filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj bashkëshortes së tij E.A, 36-vjeçe, të dy banues në Fier.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, e cila ishte vendosur në 5(pesë) kuti me ambalazh kartoni.
- 1 automjet tip "BMË" model X5 me targë AA 447AJ në pronësi të Malti Kungullit.
- 1 automjet tip "Volksëagen Passat" me targë AA 517 IK në pronësi të Arben Alushit.
- 6(gjashtë) aparate celularë.
- Si edhe një sasi kartëmonedhash prej 1040 eurosh dhe 25 000 lekë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat