Si e ngriti ish-polici shqiptar perandorinë e drogës në Itali

Kronikë e zezë

Si e ngriti ish-polici shqiptar perandorinë e drogës në Itali

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 09:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ata ishin njerëz mbi të cilët nuk kishte asnjë dyshim, familjarë, të qetë dhe që bënin një jetë modeste.

Por, përtej fasadës së një jete normale fshihej një organizatë kriminale e trafikut të drogës që importonte heroinë dhe kokainë të pastër nga Shqipëria dhe që më pas trafikohej në të gjithë Italinë.

Aktiviteti i tyre kriminal arrinte deri në 20 milionë euro.

Rafineria e grupi shqiptar ishte e vendosur në Parma.

Përllogaritet se grupi ka importuar 60 kg heroinë të pastër me vlerë 20 milionë euro pasi pas përzierjes sasia ka shkuar në 480 kg, raporton Tema.

Gjatë operacionit të arrestimit të disa shqiptarëve si dhe disa shtetasve italianë, u sekuestruan 13 kg heroinë dhe 3 kg kokainë si dhe 100 kg substancë për përzierje dhe 13 mijë euro cash.

Si lideri i grupit konsiderohet Gëzim Hasa, një ish ­punonjës policie në Shqipëri.

30­-vjeçari është dënuar me 8 vite burg dhe 22 mijë euro.

Pas përfundimit të dënimit do të dëbohet në Shqipëri. Organizata u shkatërrua në tetor të vitit 2014, ndërsa policia gjeti laboratorin e drogës në një shtëpi të braktisur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat