Arrestohet një person i tretë për vrasjen e Aleksandër Bardhit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i tretë për vrasjen e Aleksandër Bardhit

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:13
Viktima, Aleksander Bardhi

Një tjetër person ka rënë në pranga lidhur me vrasjen e 47-vjeçarit , vëllai i ish kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë Petrit Bardhi.

Policia bën me dije se ka arrestuar Eduard Gjonaj 38 vjeç nga  fshati Shendelli.

Tre ditë më parë, blutë arrestuan shtetasit Fernando Dedën 25 vjeç dhe Gjergji Arapin 16 vjeç, banorë të të njëjtit fshat me viktimën, si autorë të dyshuar për vrasjen.

Sipas bluve dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Arapi, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat