Shqiptari shtyp me kamion italianin, gjen vdekjen

Kronikë e zezë

Shqiptari shtyp me kamion italianin, gjen vdekjen

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:29
Ilustrim

Një 50-vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje një 30-vjeçar italian mëngjesin e sotëm në autostradën pranë Collegno-s në Itali, duke e shtypur me kamion.

Viktima quhet Salvatore Paris, jetonte në Volvera dhe punonte si elektricist, raportojnë mediat lokale, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, shkruan Syri.net. Parisi ka lënë tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij. ‘Viktima doli nga banesa mëngjesin e sotëm për të shkuar në punë me fugonin e tij. Në një pikë të udhëtimit të tij, 37-vjecari ka zbritur nga automjeti, Siç raportojnë mediat lokale, pasi zbriti nga automjeti, ndoshta për shkak të një defekti në mjet, italiani u përplas nga kamioni që drejtohej nga shqiptari’.

Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka thënë se u përpoq ta shmangte viktimën. Shqiptarit, i cili jeton në Itali për gati 20 vite, iu bë edhe testi i alkoolit dhe rezultoi i ‘pastër’. Duke mos konstatuar ndonjë shkelje të tij, ai është lënë i lirë nga policia dhe aktualisht ndaj tij nuk ka asnjë denoncim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat