Konfiskohen 2 kilogram narkotikë gjatë tentim kalimit në kufi

Kronikë e zezë

Konfiskohen 2 kilogram narkotikë gjatë tentim kalimit në kufi

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:54
Narkotikët

Gjatë natës së mbrëmshme, oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

“Dy shtetas të Kosovës me automjet me targa të Kosovës gjatë kalimit të kufirit janë ndalur për kontroll rutinor. Gjatë kontrollit në vijën e parë, oficerët doganor kanë vërejtur një qese të dyshimtë në brendi të automjetit. Automjeti dhe personat menjëherë janë ndaluar dhe ka filluar kontrolli detal. Kontrolli i tërësishëm i automjetit në vijën e dytë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me ndihmën e pajisjeve te EXBS ka hasur edhe në qese të tjera ku njëra nga qeset u gjet në motorin e automjetit”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe lënda narkotike (2 kg) i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat