Aksidenti në Kamzë, lihet në burg Arnold Kola

Kronikë e zezë

Aksidenti në Kamzë, lihet në burg Arnold Kola

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:05
Foto nga ngjarja

 “Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë për Arnold Kolën, personi që shkaktoi aksidentin në Kamzë, ku humbi jetën efektivi i policisë Ervin Haxhiaj.

Ky i fundit u aksidentua për vdekje në kohën që po patrullonte në këtë zonë bashkë me dy kolegët e tij Ismail Hoxha dhe Besim Voji, të cilët u plagosën.

Sipas policisë, 22-vjeçari po e drejtonte mjetin “Lexus” në gjendje të dehur, me test alkooli 0.57 për qind. Ndërsa shpejtësia e mjetit llogaritet të ketë qenë 130 km në orë.

Kola është arrestuar një vit më parë pikërisht në vendin ku kreu aksidentin tragjik. Atëherë drejtësia i dha atij një shans duke e dënuar me kusht për shkak të faktit se nuk kishte qenë herë tjetër i dënuar më parë dhe se po ndiqte studimet e larta. I riu doli para gjykatës për dy vepra penale atë të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen” si dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat