Në çfarë rrethanash vdiq vajza që ra nga kati i gjashtë në Dardani

Kronikë e zezë

Në çfarë rrethanash vdiq vajza që ra nga kati i gjashtë në Dardani

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:03
Foto nga vendi ngjarjes

Ende nuk dihen motivet e rënies së vajzës 34 vjeçare e cila sot gjeti vdekjen në lagjen Dardania, saktësisht përball shkollës “Xhemajl Mustafa. 34 vjeçarja vdiq në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, viktima rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka rënë nga ndërtesa. Ahmeti nuk ka dhënë detaje se nëse viktima ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.

“...në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Pa u zhvilluar hetimet preliminare, nuk mund të themi nëse është hedhur apo ka rënë aksidentalisht”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat