Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për vjedhje, ka përfunduar në prangat e policisë së Krujës. Bëhet e ditur se i arrestuar është shtetasi Ilir (Lirim) Dobrozi, 30 vjeç, banues në Bushnesh të Krujës.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi Interpol Roma, Itali, datë 3 gusht 2016 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ku akuzohet nga Gjykata e Forlit për veprat penale “Vjedhje”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup kriminal”. Bëhet e ditur se maksimumi i dënimit është deri në 20 vjet burgim. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme.