Aksident me fatalitet në Slivovë të Ferizajt

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Slivovë të Ferizajt

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 09:14
Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore, në një aksident të ndodhur në fshatin Slivovë komuna e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë drejtoria e Ferizajt, thuhet ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale  G.K.( m/sh/k  22 vjeç),duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin dhe godet dy këmbësore të cilat marrin lëndime serioze.

“Të lënduarat dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 19:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima   E.A.(f/sh/k   47 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari,me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat