Arrestohet Gruaja që dyshohet për vrasjen e foshnjes së saj

Kronikë e zezë

Arrestohet Gruaja që dyshohet për vrasjen e foshnjes së saj

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:46
ilustrim

Një grua është dërguar në mbajtje pasi, sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, dyshohet se ka kryer një vrasje të cilën më pas kishte tentuar ta fshehte.

Sot në stacionin policor në Graçanicë rreth orës 7:00 të mëngjesit është hapur rast për një vrasje të rëndë.

Një grua është dërguar në mbajtje pasi, sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, dyshohet se ka kryer një vrasje të cilën më pas kishte tentuar ta fshehte.

“Pas punëve hetimore të policisë me prokurorinë përkatëse, rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, me ç’rast është arrestuar një person ku më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë. Viktima në këtë rast është foshnje”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti për KALLXO.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat