3 sulme seksuale - 11 vjeçari bëhet përdhunuesi më i ri në moshë në Britani

Kronikë e zezë

3 sulme seksuale - 11 vjeçari bëhet përdhunuesi më i ri në moshë në Britani

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 20:39
Gjylata Blackpool

Një djalë 11-vjeçar është bërë përdhunuesi më i ri në moshë në Britani pasi doli fajtor për sulm seksual ndaj një djali 9-vjeçar.

Djali nga Blackpool u zbulua se përdhunonte 9-vjeçari, pasi nëna e viktimës dëgjoi zëra dyshues në një monitor në dhomën e gjumit të tij.

Viktima u tha oficerëve të policisë se i pandehuri e kishte përdhunuar vazhdimisht sa herë luanin bashkë dhe i kishte thënë që mos t’ja tregonte askujt, raporton Daily Mail.

Sipas përfundimeve të arritura nga policia, 9-vjeçari është përdhunuar 15 herë nga abuzuesi dy vjet më i madh se ai.

Nga hetimet e mëtejshme u zbulua se 9-vjeçari nuk ishte i vetmi që i akuzuari kishte sulmuar seksualisht.

Një 7-vjeçar dhe një tjetër moshatar i tij me aftësi të kufizuara ishin pjesë e sulmeve seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat