Një person bie nga ndërtesa në lagjen “Mati 1" në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person bie nga ndërtesa në lagjen “Mati 1" në Prishtinë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në lagjen “Mati 1” në rrugën B një person ka rënë nga një kat i ndërtesës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra rajonale për informim në Prishtinë. Zëdhënësja, Flora Ahmeti ka thënë se personi ka marrë lëndime trupore nga rënia. 

Ahmeti është shprehur se ende nuk dihen motivet e rënies së personit nga ndërtesa.

“Gjatë orës 17:25 një person ka rënë nga ndërtesa. I njëjti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thotë policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat