Aksidentoi për vdekje policin, Prokuroria: “Arrest me burg” për të riun

Kronikë e zezë

Aksidentoi për vdekje policin, Prokuroria: “Arrest me burg” për të riun

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj autorit që shkaktoi vdekjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Dosja hetimore e Prokurorisë është depozituar në Gjykatë ndaj shtetasit Arnold Kola, 22-vjeç. Iu ka deklaruar përpara hetuesve se ishte me shpejtësi të lartë dhe nuk kishte mundur të frenonte.

Aksidenti fatal ndodhi mbrëmjen e së dielës (25 shtator), ku një automjet i patrullës së policisë në Kamzë u godit nga fuoristrada e të riut, duke i shkaktuar vdekjen policit Ervin Haxhiaj dhe plagosjen e dy të tjerëve,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat