Hidhet në erë me eksploziv një makinë në Fushë Krujë, s'ka të lënduar

Kronikë e zezë

Hidhet në erë me eksploziv një makinë në Fushë Krujë, s'ka të lënduar

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sasi eksplozivi i është vendosur një makine në një parking privat pranë qendrës së Fushë Krujës.  

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, sipas të dhënave të banorëve në afërsi të objektit shpërthimi ka ndodhur dje dhe ka qenë mjaft i fuqishëm, raporton Shqiptarja.com  

Parkingu privat është në pronësi të vëllezërve Teta dhe ndodhet në një ish-magazinë të ndërmarrjes së grumbullimit në Fushë Krujë.   

Njëri nga bashkëpronarët e objektit thotë se objekti është në pronësinë tonë dhe nuk i kemi borxh askujt, ndërsa kërkojnë nga policia të gjejë autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat