E rrahin dhe i grabisin 300 euro

Kronikë e zezë

E rrahin dhe i grabisin 300 euro

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:26
Ilustrim

Dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person, dhe kanë grabitur nga ai para në vlerë prej 300 eurosh njofton policia.

Në lidhje me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar  ndërsa tjetri është në arrati.

Pas hetimeve të zhvilluara është vërtetuar se të përfshirët në rast i kanë koordinuar veprimet dhe kanë inskenuar rastin e grabitjes, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili fillimisht ishte paraqitur si viktimë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Raportohet se ngjarj ka ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat