Dënohet çifti shqiptar, tentuan të pastronin paratë e trafikantëve

Kronikë e zezë

Dënohet çifti shqiptar, tentuan të pastronin paratë e trafikantëve

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:19
Ilustrim

Dënohet me 4 vite burg një shqiptar i cili u përpoq të pastronte paratë për një grup të organizuar shqiptar. Vladimir Cahani 33 vjec dhe gruaja e tij janë ndaluar në terminalin në Kent në vitin 2014 ndërsa ishin duke udhëtuar me fëmijën e tyre 9 muajsh. Gjatë kontrollit iu gjetën 130.000 euro.

Hetimet treguan se Cahani ishte në kontakt me liderin e grupit trafikant Lufti Muja të cilët vepronin në Londrën veriore. Edhe pse Cahani mohoi akuzat për pastrim parash ai u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vite burg ndërsa gruaja e tij u dënua me 18 muaj duke pasur parasysh faktin se u bë nënë për herë të dytë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Ndërkohë Kapo i grupit Muja dhe miku i tij Bardhoshi u arrestuan ne 2015 ndërsa iu gjetën para, pasaporta false, lëndë narkotike në banesën e këtij të fundit.
Sipas policisë grupi i organizuar i krimit kishte nevojë për korrierë si Cahani për të pastruar paratë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat