Arrestohen 3 persona që tentuan t’i largoheshin policisë me “X6

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 persona që tentuan t’i largoheshin policisë me “X6

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:57
Foto nga arrestimi

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të tre personave, të cilët një ditë më parë tentuan t’i largoheshin bluve të kryeqytetit pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.

Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku makina tip “BMW X6” me targa  AA 858 NS u përplas me një mur rrethues të një banese.

Policia arrestoi, Bektash Muka, 25 vjeç, banues në Tiranë, Valmir Fazliu, 27 vjeç, banues në Kosovë, si dhe Vilson Laçi, 24 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet në një çantë dore u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e  provës materiale një armë zjarri  pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.

Këto janë pamjet e ndjekjes dhe arrestimit nga efektivët e “Shqiponjave” të 3 personave që udhëtonin me makinën që përfundoi në oborrin e një shtëpi te “Komuna e Parisit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat