Arrestohen nëntë persona për vjedhje të rënda në dy termocentralet e KEK-ut

Kronikë e zezë

Arrestohen nëntë persona për vjedhje të rënda në dy termocentralet e KEK-ut

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar nëntë persona për grabitje, vjedhje të rënda dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në dy termocentralet e KEK-ut në Obiliq.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të Grabitjes, Vjedhjeve të rënda dhe Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në dy Termocentralet e KEK-ut ne Obiliq, është finalizuar me sukses javën e kaluar,  ku u arrestuan 9 persona.

Policia njofton se personat e arrestuar janë: 

1. R. Ç  – mashkull, 18 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

2. M.L   – mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

3. A. I   -  mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

4. L.H   - mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

5. I. Ç  – mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

6. R.K  – mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

7. A. B   – mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

8. A. I  – mashkull, 24 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

9. M.I - mashkull, 27 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

Policia njofton se pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë  dërguar në gjykatën kompetente, ku u është  shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i gjashtë lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar :

Një pistolete me një karikator se bashku me katër fishek, tre fishek te armës se gjatë, një gëzhojë e armës se gjatë, dy fishek të pistoletës, tre telefona celular, një maskë,  një palë pranga dhe një laser nate.

Rastet për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë ndodhur në vazhdimësi që nga shkurti i këtij viti në intervale të ndryshme kohore.

Vlen të theksohet se gjatë këtij viti për raste të ngjashme të raportuara në të njëjtin lokacion nga njësitet  policore të Obiliqit janë arrestuar 15 persona të tjerë të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat