Kanosi kryeplakun, arrestohet 66-vjeçari në Dibër

Kronikë e zezë

Kanosi kryeplakun, arrestohet 66-vjeçari në Dibër

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 10:02
Armët

Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës për kanosjen e kryeplakut të fshatit Hurdhë Muhurr.

Hakik Prençi, 66 vjeç, lindur e banues në fshatin Hurdhë Muhurr të Njësisë Administrative Muhurr, Dibër, është vënë në pranga për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në vendin e quajtur Fusha e Lopës, rreth 1 km sipër fshatit Hurdhë Muhurr. Sipas policisë, Prençi i ka dalë në rrugë shtetasit S. H., 29 vjeç,  lindur e banues në Hurdhë Muhurr, i cili është edhe kryeplak i fshatit dhe i ka  drejtuar  një armë gjahu çifte të mbushur me një fishek në gojë, duke e kërcënuar.

“Shtetasi S. H, ka njoftuar menjëherë  policinë  dhe më pas  ka tentuar për t’i marrë armën e gjahut ku nga përleshja mes tyre, nga shtetasi Hakik Prençi është shkrehur arma e gjahut e cila nuk ka dëmtuar asnjërin nga personat e përfshirë në konflikt”, informon policia.

Në vendngjarje shkoi menjëherë policia, e cila ka bërë bllokimin e armës së gjahut, si dhe shoqërimin e palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat