Detaje të reja rreth aksidentit të Kamzës, ja kush është autori

Kronikë e zezë

Detaje të reja rreth aksidentit të Kamzës, ja kush është autori

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 09:16
Foto nga vendi ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 22-vjeçarin që aksidentoi për vdekje një efektiv policie si dhe plagosi dy të tjerë mbrëmjen e djeshme në Kamzë.

Drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Arnold Kola, mësohet se është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste të qarkut Shkodër Ndue Kola, i zgjedhur në vitin 2009

Dje, një mjet fuoristradë “Lexus” ka tentuar të parakalojë furgonin e policisë që ishte në lëvizje të ngadaltë duke e goditur atë nga pas.

Mësohet se si pasojë e përplasjes makina furgoni i policisë ka pësuar dy rrotullime në vend, ndërsa mjeti tjetër për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin.

Për pasojë humbi jetën efektivi Ervin Haxhiaj, ndërsa të plagosur mbetën punonjësit e policisë Besmir Voi dhe Neil Hoxha, që ndodhen ende në spitalin e Traumës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat