Aksident, një polic i vdekur dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident, një polic i vdekur dy të lënduar

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 22:08
Aksidenti

Një efektiv policie ka vdekur, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës në një aksident automobilistik pranë shkollës “Ibrahim Rugova në Kamëz

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku një prej të cilave ishte edhe një furgon i komisariatit nr.5 të policisë, i cili ishte në patrullim.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i efektivit që ka ndërruar jetë, ndërsa dy policët e tjerë të plagosur u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat