Tiranë/ ‘X6’ tenton t’i shpëtojë policisë, përfundon në oborrin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Tiranë/ ‘X6’ tenton t’i shpëtojë policisë, përfundon në oborrin e shtëpisë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 18:48
Foto nga vendi ngjarjes

Një makinë e tipit ‘x6’ me dy persona brenda, pasi kanë parë forcat e policisë ‘Shqiponja’ të cilët kanë qenë të stacionuar tek diga e Liqenit Artificial, ja kanë shkelur gazit duke u larguar me shpejtësi.

Kjo ka bërë që policia të vihej menjëherë në ndjekje të tyre, ku në afërsi të qendrës ‘Kristal’, tek zona e njohur si ‘Komuna e Parisit’, nga shpejtësia e lartë, makina është përplasur me një murë, duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Pasi janë përplasur, të dy personat kanë dalë nga makina dhe kanë tentuar të ikin me vrap, por ata janë prangosur nga uniformat blu.

Mbetet mister arsyeja e tentativës së dy personave të paidentifikuar për t’i ikur policisë, pasi nga informacionet paraprake ata nuk dyshohen për ndonjë vepër penale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat