Vila e drogës në Ishëm, arrestohen dy persona që transportonin punëtorët

Kronikë e zezë

Vila e drogës në Ishëm, arrestohen dy persona që transportonin punëtorët

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 11:01
Vila

Policia e Durrësit ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy per sona, të cilët dyshohen të kenë lidhje me vilën e drogës që u - zbulua tre ditë më parë në fshatin Rrotull të Ishmit, disa kilometra larg ku u rrëzua dhe avioni i pilotit italian. Sipas burimeve zyrtare të policisë, të arrestuarit janë Julian Dama, 27 vjeç dhe Altin Lleshi, 32 vjeç. Policia thotë se ata kryenin transportin e punëtorëve me një furgon, me targa AA 039 BK dhe automjetin tip “Peugeot”, me targa AA 892 LP.

Vila ku bëhej përpunimi i lëndës narkotike kanabissativa është zbuluar disa ditë pasi ra avioni ti “Piper” me pilot Guido Guidi. Në atë “punishte”, policia ka bërë të ditur se ishin të punësuar plot 13 persona, ndërsa është sekuestruar 300 kilogramë kanabis. Ditën kur është kryer operacioni i policisë për zbulimin e “punishtes” së drogës, policia ka ndaluar shoferin e furgonit që transportonte punëtorët, ndërsa është shpallur në kërkim i zoti i shtëpisë, pasi ai nuk i është përgjigjur policisë në telefon. Operacioni Vila e cila shërbente për prodhimin e lëndëve narkotike është zbuluar në zonën e Ishmit. Punishtja është zbuluar mes një pylli ku ishte përshtatur në formën e një magazine,e cila shërbente për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike. Pas sinjalizimeve në rrugë operative, policia ka ndjekur lëvizjet e trafikantëve që transportonin me punëtorë me pagesë lëndën narkotike në drejtim të një zone të thellë kodrinore të Ishmit.

Policia ka ndjekur lëvizjet e një automjeti të tipit furgon në drejtim të kësaj zone, duke e bllokuar këtë automjet në afërsi të fshatit “Rrotull” të Ishmit. Në momentin e kapjes në flagrancë nga policia, në furgon janë gjetur 13 punëtorë të cilët po transportoheshin për të punuar në drejtim të punishtes së drogës për një pagesë prej 500 lekësh në ditë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit A. Ll., banues në fshatin Kërtushaj, Ishëm, i cili mendohet se ka pasur informacion në lidhje me transportin e lëndëve narkotike dhe personave të përfshirë në këtë trafik. Forcat policore më pas i janë drejtuar destinacionit të furgonit që po transportonte punëtorët në fshatin “Rrotull” të Ishmit, ku është bllokuar dhe një sasi prej 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Punishtja në formën e një vile të re, i përket shtetasit Besmir Agasi, i cili vetë banonte në shtëpinë e vjetër të tij. Ekspertët kanë arritur të kontaktojnë përmes linjës telefonike me këtë shtetas, por ky i fundit më pas ka fikur celularin dhe është zhdukur në drejtim të paditur. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Besmir Agasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat