Një i ri 24-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm pa ndjenja në një trotuar në Shkozë, përballë godinës së “News24”.
Sipas Policisë, ai është Leonard Shehu dhe është gjetur pa ndjenja në trotuar. Menjëherë është dërguar në Spital për mjekim të specializuar. Policia thotë se Shehu ka dëmtime në kokë. Nuk dihet nëse ai është rrahur apo aksidentuar. Hetimet vijojnë.