Tiranë/ 51-vjeçari kryen marrëdhënie me vajzën e re, ajo tregohet "gangstere" e vërtetë

Kronikë e zezë

Tiranë/ 51-vjeçari kryen marrëdhënie me vajzën e re, ajo tregohet "gangstere" e vërtetë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 10:02
ilustrim

Një 51-vjeçar dhe një vajzë e re rreth të 29-ve po hetohen në gjendje të lirën nën akuzën e prostitucionit dhe vjedhjes. Para një muaji 51-vjeçari e kishte ftuar vajzën që të bënin seks kundrejt pagesës dhe kjo e fundit kishte pranuar. Por vajza është treguar një "gangstere" e vërtetë, pasi kur ka mbaruar punë në ikje e sipër i ka vjedhur burrit, orën me vlerë 100.000 lekë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ferid Xhajko", në Tiranës. Burime nga policia thonë se materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe të dy po hetohen në gjendje të lirë, për akuzat e mësipërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat