Aksident i rëndë, makina përplaset me furgonin e punëtorëve

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, makina përplaset me furgonin e punëtorëve

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 11:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën Fier-Patos duke shkaktuar disa të plagosur.

Përplasja mes një automjeti dhe furgonit ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima, por kjo nuk është konfirmuar nga policia. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, në furgon ndodheshin punëtorët e TAP-it, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe policia. Nga pamjet duke që përplasja ka qenë e rëndë, pasi automjetet kanë dëme të mëdha materiale, ndërsa policia po heton me tej rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat