Kapet skafi me 812 kg mariuanë

Kronikë e zezë

Kapet skafi me 812 kg mariuanë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:25
skafi

Pas një operacioni të përbashkët të Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, në orët e para të mëngjesit është goditur një tjetër rast i tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nga ana e shërbimeve të Drejtorisë vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë vendore të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme në kufirin blu, në afërsi të Orikumit,  është identifikuar dhe sekuestruar një mjet lundrimi i tipit gomone me dy motorë.

Ndërkohë,  nga ana e shërbimeve të policisë kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim.

Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit.

Rreth orës 02.10, shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi.

U sekuestrua një sasi marihuanë prej rreth 812 kg, e ndarë në 30 pako,  dhe në pranga u vunë  shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës.

Autoritetet italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punon për dokumentimin e plotë veprimtarisë kriminale të personave të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat