Lajm i mirë për Elbasanin, arrestohet ‘hajduti i natës’

Kronikë e zezë

Lajm i mirë për Elbasanin, arrestohet ‘hajduti i natës’

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:32
Ilustrim

Një 54-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh.

Veli Bajrami me banim në këtë qytet, akuzohet se nga policia se ka kryer vjedhjet e mëposhtme:

Më datë 20 shtator, gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur një televizor plazëm dhe një kamera  në banesën e shtetases S.B, 54 vjeçe, banuese në fshatin Katundi i Ri.

Në banesën e shtetases F.L, 62 vjeçe, banuese në fshatin Bradashesh, dyshohet të ketë vjedhur dy televizor plazëm

Në banesën e shtetases S.P, 30 vjeçe dyshohet të ketë vjedhur një televizor dhe një aparat  celular

Më datë 19 shtator, gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur një aparat celular në banesën e shtetasit E.T, 23 vjeç  banues në Elbasan

 Më datë 17 shtator, gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur një  biçiklete në banesën e shtetasit D.M, 17 vjeç, banues në Elbasan.

Më datë 5 gusht, gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur një sasi kabulli elektrik i cili shërbente për furnizimin e fshatit Dopaj me energji elektrike

Më datë 5 gusht, gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur një motoçiklete e tipit MS me targë AA 869 në banesën e shtetasit A.M, 36 vjeç, banues në fshatin Bathës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat