Pamje shokuese: E godet me thikë mbi 20 herë, vdes 21 vjeçarja

Kronikë e zezë

Pamje shokuese: E godet me thikë mbi 20 herë, vdes 21 vjeçarja

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 08:21
Foto nga video

Një sulm i tmerrshëm ndodhi në rrugët e kryeqytetit të Indisë, ku një 21 vjeçare u sulmua për vdekje në pikë të ditës.

Viktima e njohur si Karuna, u godit me thikë për vdekje më shumë se 20 herë, nga një sulmues i cili e goditi atë tinëzisht.

Sulmuesi ishte i njohur si Surendar Singh, 34 vjeçar, derisa vajza në fjalë tashmë e ndjerë raportohet se ishte shqetësuar nga ky person pothuajse për një vit me radhë.

Ndonëse ky rast tragjik ka ndodhur, sipas një mikeshe të Karunas, kalimtarët e panë incidentin por që askush nuk bëri asgjë për të parandaluar këtë ngjarje apo për ta shpëtuar viktimën, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat