Ky është Mujedin Spahija, polici i vdekur në Pejë

Kronikë e zezë

Ky është Mujedin Spahija, polici i vdekur në Pejë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 12:07
Mujedin Spahija

(E plotësuar) - Është gjetur i vdekur një polic në rajonin e Pejës. Polici Mujedin Spahija nga fshati Dubov është gjetur i vrarë me armë zjarri afër qytetit të Pejës.

Insajderi merr vesh nga burime të saj, se Policia ka dal në vendin e ngjarjes edhe ka marrë trupin e pajetë para dy orësh.

Kryeprokuroi i Prokurorisë së Pejës Agron Galani ka konfirmuar  gjetjen e policit të vdekur.

Ai ka thënë se dyshimet e para janë se polici ka kryer vetëvrasje me revole zyrtare, transmeton Insajderi.

“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si vetëvrasje dhe hetimet do të zbulojnë me tuje rrethanat e vdekjes”, tha Galani.

Polici që ka bërë vetëvrasje ka lënë tre letra pas

Polici Mujedin Spahija, që ka bërë sot vetëvrasje ka lënë tre letra pas vetes para se ta kryente aktin.

Kështu mëson lajmi nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës.

Akoma nuk dihet përmbajtja e këtyre letrave.

Prokuroria e Kosovës sot e ka konfirmuar rastin, kurse raportohet se polici që ka bërë vetëvrasje quhet Mujedin Spahija

Gjendet i vdekur një polic në Dubovë të Pejës

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në fshatin Dubovë afër Banjës së Pejës, i cili dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Sipas informatave jozyrtare, mësohet se polici i ndjerë, me inicialet M.S., prapa ka lënë një letër, në të cilën ka thënë se nuk ka mundur t’ju bëjë ballë presioneve nga grupe të ndryshme kriminale.

Portali ka provuar të kontaktojë me zyrën për informim të Policisë së Kosovës në Pejë, por kontakti ka qenë i pamundur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat