Sherr i rëndë për një vajzë, 3 persona masakrojnë 29-vjeçarin me thikë e kaçavidë

Kronikë e zezë

Sherr i rëndë për një vajzë, 3 persona masakrojnë 29-vjeçarin me thikë e kaçavidë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:55
ilustrim

Një sherr i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gramsh. Viktima e këtij sherri me thika është Ardian Mesiti 29 vjeç, i cili sipas raportuesit të Jetaoshqef është rrethuar nga 3 persona të cilët e kanë sulmuar me thikë dhe kaçavidë.

Ndërkohë ditën e sotme, familjari i viktimës ka treguar për neglizhencën që ata kanë hasur në spital, ku prisnin të merrnin trupin e viktimës.

"Mbrëmë rreth orës 8 të mbrëmjes në rrethin e Gramshit është bërë një vrasje. 3 persona kanë vrarë me thika e kaçavida një djalë 29 vjeçar (të afërmin tim). Tani përveç kësaj fatkeqësie ne familjarët po përballemi me një neglizhencë të madhe. Edhe pse u lajmëruan që në orën 9 të ditës së sotme, deri tani akoma nuk ka mbërritur asnjë person për të bërë autopsinë."

Për sa i përket ngjarjes, i afërmi i viktimës ka thënë pranë redaksisë se të rinjtë janë konfliktuar në një lokal, më pas viktima ka ikur, autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë sulmuar. Gjithashtu nga fjalët e të afërmit, zbulohet se kanë qenë vetë autorët e vrasjes që kanë lajmëruar policinë dhe i ka thënë se kishin parë një të shtrirë të mbuluar nga gjaku në rrugë.

"Janë konfliktuar në një lokal pastaj kur viktima ka ikur për tu sqaruar, i kanë zënë pritë dhe e kanë vrarë. Pastaj kanë qenë po këta që kanë lajmëruar policinë duke ju thënë që duke ikur për në shtëpi kemi parë një person të shtrirë në rrugë."

Thuhet se sherri i rëndë midis tyre ka ndodhur për një vajzë. Policia ka arrestuar të dyshuarin e kësaj vrasjeje Arlind Llalla 25 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat