Vodhën nëntë motor sharra, arrestohen hajdutët

Kronikë e zezë

Vodhën nëntë motor sharra, arrestohen hajdutët

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:22
Ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë vjedhur në një lokal nëntë motor shala.

Hetuesia policore ka siguruar prova për të dyshuarit V.P 29 vjeçar dhe K.I 17 vjeçar, të cilët akuzohen për veprën penale vjedhje e rëndë.

Deri më tani hetuesit policorë kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra të cilat i janë kthyer pronarit.

Kurse, dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat