Çdo ditë nga një vjedhje, kapet hajni

Kronikë e zezë

Çdo ditë nga një vjedhje, kapet hajni

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 09:05
Ilustrim

Është arrestuar një 40 vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se kreu 5 vjedhje, në 5 ditë.

I arrestuar sipas policisë në Shqipëri është banues në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit.

Bëhet fjalë për Ferdinand Kulin, i cili u arrestua dje pak pasi i kishte vjedhur në lokal celularin një gruaje nga Tirana.

“Më datë 19.09.2016, në një lokal dyshohet ti ketë vjedhur shtetasit E.D, 56 vjeç banues në Tiranë një aparat celular. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparati celular.

Gjatë ditës së djeshme, në Lagjen “Luigj Gurakuqi” dyshohet të ketë thyer xhamin e pasagjerit të mjetit tip Voklsëagen me targa TR 7319 T, në pronësi të shtetasit K.D, 44 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu dyshohet ti ketë vjedhur dhe një kasë fiskale”, njofton policia.

Më datë 04.06.2016, në Lagjen “Visarion Xhuvani” dyshohet ti ketë vjedhur shtetases A.K telefonin celular.

Më datë 18.06.2016 në Lagjen “Kongresi I Elbasanit” dyshohet ti ketë vjedhur 10.000 lekë shtetases SH.GJ

Më datë 19.06.2016, në Lagjen “Haxhias” dyshohet të ketë vjedhur një telefon celular në banesën e shtetasit E.T

Më datë 14.09.2016 në Lagjen “5 Maji” dyshohet të ketë vjedhur prozhektor në Kishën e Shën Thanasit Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat