Nusja 15-vjeçare denoncon vjehrrin për ngacmim seksual, por…

Kronikë e zezë

Nusja 15-vjeçare denoncon vjehrrin për ngacmim seksual, por…

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 22:56
ilustrim

Në një njoftim të ditë së sotme, policia e Vlorës bën me dije se ditën e djeshme ka referuar materialet hetimore në prokurori për një vajzë 15 vjeçe pasi akuzohet për kallëzim të rremë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku 15-vjeçarja me iniciale E.H ka vajtur në rajonin e policisë dhe ka denoncuar vjehrrin e saj se e ka ngacmuar seksualisht.

Policia me të marrë denoncimin ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Por, po ditën e djeshme, ajo ka deklaruar përsëri se kishte bërë kallëzim të rremë pasi ngjarja nuk ishte e vërtetë.

Ende nuk dihen shkaqet pse 15-vjeçarja e ka bërë këtë veprim, ndërsa ajo është dërguar në Qendrën rezidenciale Vatra në Vlorë pasi është e mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat