Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani

Kronikë e zezë

Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:49
Ndertesa

Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku sot intervenoi policia e Kosovës për t’i larguar banorët nga ky objekt banesor.

Vajza është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike.

Sipas familjarëve, vajza që ka kërcyer nga ballkoni i banesës është me sindromin down dhe ishte e traumatizuar si pasojë e ndërhyrjes së sotme të policisë për largimin e banorëve nga banesat, ku thuhet se ata po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat