Vdiq nga infarkti, nipi i viktimës: U thashë policëve të Divjakës, ‘mos i bëni presion se do u ngelet në dorë’

Kronikë e zezë

Vdiq nga infarkti, nipi i viktimës: U thashë policëve të Divjakës, ‘mos i bëni presion se do u ngelet në dorë’

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 22:32
QSUT

Veiz Veliu, nipi i 54-vjeçarit që humbi jetën në spitalin ‘Nënë Tereza’, akuzon policinë e komisariatit të Divjakës se kanë përdorur presion dhe dhunë ndaj të afërmit të tij.

Në një intervistë për ‘News24’, nga ambientet jashtë morgut në QSUT, ai pohon se arrestimi i Fadil Hoxhës kishte ndodhur paraditen e sotme, ndërsa ai ishte lajmëruar nga ora 12:30. Fill pasi kishte marrë njoftimin se 54-vjeçari ishte ndaluar, Veliu kishte shkuar në komisariatin e Divjakës dhe kishte paralajmëruar policinë për gjendjen e dajës së tij. Sakaq, të njëjtin qëndrim akuzues ndaj policisë ndajnë edhe familjarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar nga organet hetimore zbardhjen e ngjarjes.

Kur e morët vesh ngjarjen?
Sapo mora njoftimin që u arrestua, shkova në policinë e Divjakës. I thash që mos ti bëni presion sepse ai është i sëmur. Me morën prej krahësh dhe më nxorën jashtë. I thash që mos i bëni presion. Rreth orës 12:00 kam shkruar në komisariat.

Kur i morët vesh ngjarjes?
Nuk na pranuan në fillim. I çuam ilaçe në orë 18:30 të pasdites në komisariatin e Lushnjës, pasi atje e çuan ata të Divjakës.

Pse i jeni drejtuar ‘News 24’?
Ai është keqtrajtuar në polici. kërkojmë zbardhje nga Ministria e Drejtësi. Duam të dimë të vërtetën.

Pse u shoqërua Fadili?
U thash policisë që pse e morët në polici. Më thanë se ka djegur një pronë. Pastaj na thanë se kishte vjedhur 5 kokrra ullinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat