I shoqëruari në komisariat vdes në spital, familjarët akuzojnë policinë

Kronikë e zezë

I shoqëruari në komisariat vdes në spital, familjarët akuzojnë policinë

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 21:40
Spitali “Nënë Tereza” në Tiranë

Një 54-vjeçar nga Lushnja ndërroi jetë pasditen e sotme në mjediset e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Familjarët e tij akuzojnë policinë si shkaktare të ngjarjes. Fadil Hoxha ishte arrestuar nga policia pasi akuzohej se kishte marrë ullinj në tokën e një personi tjetër, i cili e kishte denoncuar.

Pas kallëzimit, Hoxha është shoqëruar në polici. Por ai vuante nga zemra dhe merrte mjekim 3 herë në ditë. Familjarët thonë se u kanë kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin ilaçet në mjediset e paraburgimit, por sipas tyre, këta të fundit kanë refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat