U kap duke vjedhur ullinj, arrestohet 35-vjeçari

Kronikë e zezë

U kap duke vjedhur ullinj, arrestohet 35-vjeçari

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 13:32
Ullinj

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Divjakës, pasi akuzohet se ka vjedhur ullinj. Në pranga ka përfunduar shtetasi Fadil Hoxha, banues në fshatin Grabian, Divjakë, si edhe u procedua penalisht shtetasi me inicialet A. M., 14 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi prej 80 kilogramë ullinjësh në tokën e shtetasit me inicialet Th. Dh., 53 vjeç, banues në fshatin Xenkë, Divjakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat