26 vjeçarja humbë jetën në aksident në magjistralen Klinë- Gjakovë

Kronikë e zezë

26 vjeçarja humbë jetën në aksident në magjistralen Klinë- Gjakovë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 14:45
Pamje nga aksidenti

Policia ka njoftuar se një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Vulljakë në magjistralen Klinë-Gjakovë, në të cilin ka humbur jetën një 26 vjeçare.

Në njoftim të Policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40, ndërsa kanë qenë të përfshira veturat e tipit ‘ Shkoda Oktavia’ dhe  ‘Audi A8’ me targa regjistrimi të Kosovës.

“Automjetin e tipit ‘Shkoda Oktavia’ e kishte drejtuar e dyshimta shtetase shqiptare e Kosovës, Kaltrina Smakolli, lindur 10.09.1990 banuese në rr.”B”pa nr. Prishtinë, e cila ka humbur jetën në ketë aksident në vendin e ngjarjes, ndërsa veturën e tipit ‘Audi A8 ’ e drejtonte viktima shtetas i Kosovës, F.Th.(1985), në të cilin mjet ishte edhe pasagjerja shtetasja F.Th.(1986), me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim të Policisë.

Nga Policia kanë dhënë edhe detaje të tjera rreth këtij aksidenti.

“Sipas të dhënave hetimore, aksidenti ka ndodhur për deri sa drejtuesja e veturës ‘Shkoda Oktavia’ kishte qenë duke qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Klinës në drejtim të Gjakovës dhe me te arritur fshatin Volljakë, për arsye të pa njohura për momentin nga korsia e djathtë e lëvizjes, kalon në të majtë dhe me pjesën ballore të anës së majtë, përplaset në veturën ‘Audi A8’ në pjesën ballore të anës së majtë, si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ‘Shkoda Oktavia’ kishte mbetur e vdekur në vendin e ngjarje”, bëhet e ditur nga njoftimi.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku i QMF-Klinë, ndërsa të lënduarit janë transferuar me autoambulancën në Spitalin rajonal të Gjakovës dhe sipas informative momentale, gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Vetura e përfshira në aksident janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë është bartur me ambulancën e Klinës dhe gjendet në Morgun e Spitalit Rajonal në Pejë.     

Me pëlqimin e familjarëve dhe vendim të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës iu lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat