Avokati i 17-vjeçares së përdhunuar nga shqiptari: Një kukull në duart e torturuesit, ende e traumatizuar

Kronikë e zezë

Avokati i 17-vjeçares së përdhunuar nga shqiptari: Një kukull në duart e torturuesit, ende e traumatizuar

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 22:22
ilustrim

Avokatët e një 17-vjeçareje italiane, e cila është përdhunuar nga një shqiptar në tualetin e një diskoteke në Rimini teksa ishte e dehur, shprehen se vajza është ende nën shok edhe pse nga ngjarja kanë kaluar 6 muaj.

Ajo, ngadalë, është duke u përpjekur për të marrë përsëri në dorë jetën e tij, kanë thënë ata për mediat italiane.

Një nga avokatët, duke e përshkruar si makth atë që ka përjetuar 17-vjeçarja, ka folur për “një kukull në duart e torturuesit të tij.”

Për momentin, 22-vjeçari shqiptar është nën hetim për dhunë seksuale, ndërsa dy shoqet e minorenes rrezikojnë të përfundojnë në telashe, pasi kanë filmuar me celular skenën e përdhunimit dhe e kanë shpërndarë në “Whatsapp”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat