Policia parandalon një ngjarje kriminale

Kronikë e zezë

Policia parandalon një ngjarje kriminale

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 21:33
Ilustrim

Specialistët e Komisariatit të policisë Nr 4 Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit: Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjec vjeç, banues Surrel, Tiranë.

Sipas policisë, ky shtetas u ndalua pas një telefonate të marrë tek salla operative për konflikt në familje. “Menjëherë forcat e policisë, shkuan në banesë në Surrel dhe bene te mundur arrestimin e shtetasit te sipershenuar.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sali Hasmeta u gjeten dhe sekuestruan ne cilesinë e provës materiale: Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishek Një pistolet e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishek. Një qese e mbushur me 211 fishek te kalibrave te ndryshem”, theksoi policia.

Sipas saj, materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat