Arrestohen pesë persona për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për prostitucion

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:08
Ilustrim

Në dy operacione të ndara Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘marrje me prostitucion’

Në rastin e parë Policia e Kosovës, dje në rajonin e Mitrovicës, ka bërë arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’.

 Operacioni policor është realizuar pas një hetimi disamujor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku veprimtarinë e trafikimit personat e dyshuar e kryenin në bashkëpunim edhe me të dyshuarën femër shqiptare, e cila ende nuk është arrestuar, por identiteti i saj është i njohur për Policinë.

 Të dyshuarit e arrestuar për këtë rast janë: E. M.(1998), E. M.(1996) dhe L. S.(1992)

 Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e arrestuar ndalohen për 48 orë.

Me këtë rast  është identifikuar edhe një viktimë  e cila  është trajtuar në bazë të procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit në Kosovë. 

Në rastin e dytë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore pas një pune hetimore, në një lokacion të Prishtinës kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shqiptar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit ushtronin veprimtarinë ilegale të prostitucionit.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: H. D.(1961) dhe H.Q(1944)

Pas intervistimit të të dyshuarve nga ana e hetuesve policorë këta të dyshuar me urdhër të gjykatësit kujdestar të divizionit për kundërvajtje janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat