Dëshmitari: Vrasja e 18-vjeçarit në Pogradec, rrëfej konfliktin 1-vjeçar mes dy të rinjve

Kronikë e zezë

Dëshmitari: Vrasja e 18-vjeçarit në Pogradec, rrëfej konfliktin 1-vjeçar mes dy të rinjve

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 20:20
ilustrim

TIRANE- Konfliktet për një femër shkaktuan një tragjedi që i mori jetën një 18-vjeçari, ndërsa një ditë pas këtij krimi të rëndë, një shok i shkollës tregon ekskluzivisht për BalkanWeb se konfliktet mes tyre kishin nisur që para një viti për tu përmbyllur me gjak, ditën e djeshme.

Një i ri me inicialet E. G nga qyteti i Pogradecit tregon se sherret mes dy të rinjve, Fabio Hila dhe Fabian Muçellari kanë qënë të vazhdueshme, ndërsa e kanë pasur zanafillën 1 vit më parë gjatë një party në “Beach bar” ku Fabio me disa shokë të tij e ka parë Muçellarin të shoqëruar me një vajzë që e ngacmonte dhe aty ka nisur konflikti.

‘Hila bashkë me shokët e tij e kanë sulmuar duke e goditur me një send në kokë”,- tregon i riu për BalkanWeb.

Ditën e djeshme, pas mbarimit të shkollës Fabio Hila ka qënë në një festë të organizuar për ditën e parë të shkollës. Aty është përballur me Muçellarin dhe kanë debatuar.

Mësohet që Muçollari i ka lënë një orar takimi për t’u sqaruar, në lokalin ku rrinin gjithmonë, pikërisht tek pika e basteve ku dhe ndodhi krimi.

“Muçollari hyn në lokal dhe i thotë gjithë të tjerëve që të dilnin jashtë, sepse sherrin e kam vetëm me Hilen. Hila në ato momente ngrihet dhe e gjuan me karrige, kurse Muçellari e gjuan me kallash me 3 fishekët që ndodheshin në karikator. Ja zbras dhe Hila ngelet në vend i vdekur”,- rrëfen ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat