Po thanin 100 kg kanabis, pranga dy shqiptarëve

Kronikë e zezë

Po thanin 100 kg kanabis, pranga dy shqiptarëve

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 15:03
Kanabis

Policia italiane ka sekuestruar rreth 100 kilogramë kanabis në një piceri të braktisur. Njëkohësisht ka vënë në pranga edhe katër persona, midis të cilëve dy shqiptarë dhe dy të tjerët rumunë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Armand Rameta, 25 vjeç dhe Merlin Myftaraj, 27 vjeç. Policia ka njoftuar se zhvilloi kontrolle në fshatin Segenzia në rajonin Foggia-s.

“Grupi është denoncuar nga banorë të zonës pasi janë frikësuar nga posedimi i armëve. Policia gjeti sasinë e drogës që thahej në diell, ndërsa në kuti kanë gjetur gjethe hashashi”, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë policia ka shtuar se rreth 20 kilogramë ishte e tharë, mbi 8 kg në formën e boçes dhe më shumë se 71 kg duke u tharë. Policia ka gjetur edhe një pushkë me katër fishekë e fshehur në një panel druri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat