18 vjeçari vret bashkëmoshatarin pas sherrit në lokal

Kronikë e zezë

18 vjeçari vret bashkëmoshatarin pas sherrit në lokal

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 19:42
Vrasja

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar sot në një lokal në qendër të qytetit Pogradecit.

Viktimë ka mbetur një 18-vjeçar të cilin policia e identifikon me inicialet F.H dhe autor i krimit të rëndë është një bashkëmoshatar i tij me inicialet F.M.

Sipas policisë së Korçës ngjarja është regjistruar brenda një lokali në rrugën “Rinia” pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës.

F.M ka qëlluar me automatik shtetasin F.H, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Sipas policisë, autori i dyshuar për vrasjen është larguar nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë është kapur dhe shoqëruar në ambjentet e Komisariatit sëbashku me armën e krimit.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat