Guardia di Finanza në Leçe të Italisë arrestoi 19 persona, anëtarë të një organizate italo-shqiptare aktive në trafikun e heroinës, kokainës dhe marijuanës.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, si dhe armë të tipit kallashnikov dhe municione.
Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Leçes, me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, shtojnë më tej burimet.