Plagoset me armë një person në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Plagoset me armë një person në veri të Mitrovicës

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 07:51
Ilustrim

Gjorgjeviq  M. nga Zubin Potoku është plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në veri të Mitrovicës, ndërsa është duke u trajtuar në spitalin e veriut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, autorët e këtij incidenti janë D. Slaviq dhe M. Deleviq, të cilët janë arrestuar nga Policia, derisa tek i pari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate rreth orës 01:30 në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.

“Dyshohet se deri tek incidenti ka ardhur pas një zënke mes vete në një dyqan Fast-Food në veri”, kanë thënë burimet, duke shtuar se Deleviq për shkak të veprave të rënda të kryera në Serbi, ka fletëarrest nga ky shtet dhe po fshihet në veri të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat