Aksident në Shkodër, shoferi lë 12 ‘viktima’ në rrugë

Kronikë e zezë

Aksident në Shkodër, shoferi lë 12 ‘viktima’ në rrugë

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 17:48
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një person pasi, ai, ditën e djeshme ka shtypur me makinë rreth 12 bagëti të imta.

Ai është identifikuar nga policia dhe bëhet fjalë për N.D, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Shtoj të Ri në Shkodër, ku ai ka përplasur një tufë më bagëti të imëta.

Nga përplasja makinës së tij i ka rënë targa, kjo ka bërë që në bazë të targës të identifikohet edhe personi në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat