Mafia shqiptare po rrezikon jetën e turistëve me “raki bullgare”

Kronikë e zezë

Mafia shqiptare po rrezikon jetën e turistëve me “raki bullgare”

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 18:56
Ballina e gazetës britanike "Mirror"

Pas një investigimi të dyshimtë në lidhje me terrorizmin në Shqipëri, gazeta britanike ‘Mirror’ akuzon se bandat shqiptare po rrezikojnë jetën e turistëve të rinj britanikë në Greqi. Sipas gazetës, bandat shqiptare kanë nisur një betejë për çmimet e pijeve alkoolike, që mund të jetë fatale.

Investigimi i gazetës vjen pasi një britanike, Hannah Powell, 20 vjeç, mbeti e verbuar pasi konsumoi këto pije alkoolike me miqtë në ishullin e Zantes. Gazeta shkruan se bandat shqiptare po importojnë pije të lira alkoolike nga Bullgaria.

“Kamerierët e pafajshëm nuk e dinë që pijet kanë përmbajtje vdekjeprurëse,” shkruan gazeta.

“Spitalet në Zante janë të mbushura me britanikët ë sëmurë, që janë helmuar me alkool këtë verë. Gangsterët shqiptarë po e drejtojnë këtë shfaqje. Qëllimi i tyre është të ofrojnë sa më shumë pije me çmim të ulët,” tha një vendas.

“Pija e rrezikshme njihet si ‘rakia bullgare’. Çmimet e pijeve në këtë zonë ishin rreth gjashtë euro. Por, sapo në lojë hyri mafia shqiptare, çmimet u ulën ndjeshëm”, tha një i brendshëm.

“Të njëjtat pije që kushtonin gjashtë euro, tani kushtojnë dy euro”, thotë një mjek që tregon se kanë kuruar më shumë se tremijë britanikë gjatë kësaj periudhe. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat